2010-04-20 15:58:15

Kryeministri libanez Hariri: Akuzat për raketa Skud si ato se Iraku kishte armë të shkatërrimit në masë.


(21.04.2010 RV)Kryeministri i Libanit Saad Hariri, që mbështetet nga vendet perëndimore, i krahasoi akuzat se Hezbollahu ka marrë raketa Skud nga Siria me akuzat amerikane se Iraku kishte armë të shkatërrimit në masë. “Akuzat se Libani tani ka raketa me rreze të gjatë janë të ngjashme me atë që flitej se Iraku kishte armë të shkatërrimit në masë”- u shpreh ai për mjetet e informacionit.
Javën që shkoi presidenti izraelit Shimon Perez akuzoi Sirinë se iu ka dhënë militanëve hezbollah të Libanit raketa Skud të cilat mund të pajisen me testata deri në 1 ton. Nga ana tjetër, deri tani, përfaqësuesit e hezbollahëve në Liban as nuk e kanë mohuar dhe as nuk e kanë pohuar këtë lajm.







All the contents on this site are copyrighted ©.