2010-04-18 19:18:20

Sheshi i Hambarëve në Floriana


(18.04.2010 RV)Sheshi i Hambarëve në Floriana, ku Papa kremtoi sot Meshën e Shenjtë, është sheshi më i madh i Maltës për ceremoni të rëndësishme civile e fetare. Mund të hyjnë në të deri në 10 mijë vetë, por numri i besimtarëve të pranishëm në Meshën e sotme, arriti në 50 mijë. Në këtë shesh, romakët grumbullonin grurin, ndërsa angloamerikanët, rezervat ushqimore të Luftës II Botërore.
Papa Gjon Pali II pati kremtuar këtu, më 9 maj 2001, gjatë shtegtimit në Greqi, Siri e Maltë, në gjurmët e Shën Palit, Meshën për Lumnimin e atë Xhorxh Prekës, themelues i Shoqërisë së Doktrinës së Krishterë, të atë Injac Flacon dhe të motër Maria Adeodata Pizani.







All the contents on this site are copyrighted ©.