2010-04-18 20:07:28

Porosia e Benediktit XVI për maltezët: Shikojeni të ardhmen me shpresë, me respekt për gjithësinë, me nderim për jetën, me vlerësim për martesën dhe familjen!


(18.04.2010 RV)Aeroporti ndërkombëtar i Maltës, në Luka, ishte etapa e fundit e vizitës së Papës, i cili përshëndeti popullin maltez, duke e falenderuar për mikpritjen e duke u ndalur në pikat kyç për të ardhmen e shoqërisë: identiteti shpirtëror i vendit; qëndrimi ndaj emigratëve; kontributi në bashkëpunimin ndërkombëtar dhe evropian dhe rëndësia e fesë katolike për zhvillimin e përgjithshëm të ishullit mesdhetar. Benedikti XVI u largua nga Malta për t’u kthyer në Vatikan, duke lënë këtë porosi:
“Qofshi shembull, këtu e gjetiu, të jetës dinamike të krishterë. Të jeni krenarë për thirrjen tuaj të krishterë e mbrojeni me kujdes trashëgiminë tuaj fetare e kulturore. Shikojeni të ardhmen me shpresë, me respekt të thellë për gjithësinë e krijuar nga Zoti, me nderim për jetën njerëzore, me vlerësim të lartë për martesën dhe për integritetin e familjes!"
Kunu wlied denjit ta’ San Pawl!
(Qofshi bij e bija të denja të Shën Palit!)







All the contents on this site are copyrighted ©.