(17.04.2010 RV)Shpella e Shën Palit është guri i themelit për Kishën e Maltës
sepse, sipas traditës, pas mbytjes së anijes me të cilën lundronte, Apostulli kaloi
këtu tre muaj, duke predikuar. Shpella u bë pikë referimi për gjithë bashkësinë e
parë të krishterë, Kisha e parë e Maltës. Në Mesjetë rreth Shpellës u krijua një
varrezë, me disa kapela. Në vitin 1463 u ndërtua Kisha e parë, pas së cilës, edhe
dy të tjera. E fundmja, në vitin 1653. Përmbi Shpellën, ngjitur me Kishën, u ndërtua
një kapelë kushtuar Shën Publios.