2010-04-17 16:56:01

Ndërroi jetë kardinali Špidlík: ngushëllimet e Papës.


(17.04.2010 RV)Mbrëmë ndërroi jetë në Romë, në moshën 90 vjeçare, kardinali Tomás Špidlík. Papa, në një telegram drejtuar Eprorit të përgjithshëm të Shoqërisë të Jezusit, atë Adolf Nikolás, shpreh dhimbjen e tij të thellë për vdekjen e jezuitit të shquar, gjithë jetën në shërbim të zellshëm të Ungjillit, të cilin e vlerësonte lart për dhantitë e mendjes e të zemrës. Benedikti XVI kujton me mirënjohje fenë e tij të palëkundshme, përzemërsinë atërore dhe veprimtarinë e jashtëzakonshme kulturore e kishtare, posaçërisht si njohës autoritar i përshpirtërisë së krishterë lindore.
Trupi i kardinalit të ndjerë do të vendoset në Qendrën romake Aletti, pranë bazilikës së Shën Marisë së Madhe, ku do të qëndrojë deri të hënën e ardhshme.
Mesha për shpirtin e të vdekurit, kryesuar nga kardinali Anxhelo Sodano, dekan i Kolegjit Kardinalor, do të kremtohet në bazilikën e Vatikanit, të martën e ardhshme, në ora 11.30. Në përfundim të liturgjisë, Benedikti XVI do t’u drejtojë fjalën të pranishëmve e do të kryesojë ritet e lamtumirës së fundit: Ultima Commendatio e Valedictio.
  







All the contents on this site are copyrighted ©.