2010-04-16 17:59:04

Papa anëtarëve të "Papal Foundation": e keqja nuk e ka kurrë fjalën e fundit


(16.04.2010 RV)Papa priti sot në audiencë anëtarët e Papal Foundation, shoqatë bamirëse amerikane, themeluar në vitin 1990 nga kardinali Xhon Krol. Fondacioni ndihmon dioqezat në vështirësi ekonomike dhe promovon projekte humanitare në vendet e varfëra, aty ku ka luftë e fatkeqësi natyrore. Duke pasur parasysh, gjendjen e krijuar në Kishë, Papa Racinger i ftoi anëtarët të japin dëshmi shenjtërie e bamirësie dhe përfundoi:
“Kurrë e keqja nuk e ka fjalën e fundit, dashuria është më e fortë se vdekja, e ardhmja jonë dhe e njerëzimit është në duart e Zotit, që kujdeset për gjithçka e është besnik”.







All the contents on this site are copyrighted ©.