2010-04-16 18:32:12

Kinë: viktimat e tërmetit e kalojnë shifrën 1.100


(16.04.2010 RV)Rritet bilanci i viktimave të tërmetit në Kingai të Kinës. Sipas agjensisë Xinhua ato janë 1.144 vetë. Nga ana tjetër, era dhe temperaturat e ftohta të natës u krijojnë vështirësi të mbijetuarve që presin ndihma, të cilat, fatmirësisht, po vijnë me shumicë. Organizata vullnetarësh e mediat shtetërore në Pekin kanë bërë thirrje për mbledhjen e fondeve, ndërsa po lëviz edhe makina e ndihmave ndërkombëtare. Veçanërisht aktivë, murgjërit tibetianë.







All the contents on this site are copyrighted ©.