2010-04-15 15:34:31

Në Evropën veriore mbyllen aeroportet pas shpërthimit të vullkanit islandez.


(15.04.2010 RV)Shpërthimi i vullkanit afër akullnajës Ejafjalajekul në Islandë, ka bërë që trafiku ajror në një pjesë të mirë të Evropës veriore të pezullohet pjesërisht. Shumë aeroporte janë detyruar t’i fshijnë fluturimet me qëllim parandalimin e aksidenteve që mund të shkaktojnë retë e krijuara nga pluhuri vullkanik. Sidoqoftë ajo që i shqetëson më shumë metereologët është fakti se rryma ajrore që vjen nga Islanda po drejtohet me shpejtësi nga juglindja e Evropës.







All the contents on this site are copyrighted ©.