2010-04-14 12:15:52

Papa lutet për viktimat e tërmetit të Kinës


(14.04.2010 RV)Në përfundim të audiencës së përgjithshme, Papa Benedikti XVI bëri thirrje për solidaritet me popullsitë e dëmtuara nga tërmeti në Kinë. “Mendimi im – tha Ati i Shenjtë – shkon në Kinë e tek popullsitë e dëmtuara nga një tërmet i fuqishëm, që ka shkaktuar humbje të shumta në jetë njerëzore, të plagosur e dëme të jashtëzakonshme. Lutem për viktimat e jam shpirtërisht afër personave të sprovuar nga kjo fatkeqësi e rëndë, për ta i përdëllohem Zotit t’ua lehtësojë vuajtjen e t’u japë guxim në këtë tragjedi. Uroj, që të mos mungojë solidariteti i të gjithëve”.RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.