2010-04-14 14:42:45

Nesër në Shën Pjetër në Vatikan Mesha e Shenjtë për shpirt të viktimave të aksidentit të avionit në Smolensk


(14.4.2010 RV)Ambasada e Republikës së Polonisë pranë Selisë së Shenjtë njofton se më datën 15 prill në ora 17.00 në Bazilikën e Shën Pjetrit, pranë Elterit të Katedrës, hirësia e tij kardinali Angjelo Sodano, Dekan i Kolegjit Kardinalor, do të kryesojë kremtimin e Meshës së Shenjtë, promovuar nga Ambasada e Polonisë pranë Selisë së Shenjtë, për shpirt të Presidentit të Republikës së Polonisë Shkëlqesisë së tij Lech Kaczynski, të gruas Maria Kaczynska dhe të gjitha viktimave të fatkeqësisë që ndodhi më 10 prill në Smolensk.







All the contents on this site are copyrighted ©.