Irani ka gati 5 kg uranium të pasuruar në shkallën 20%
(14.4.2010 RV)Irani ka prodhuar 5 kg uranium të pasuruar deri në shkallën
20 për qind Njoftimi vjen nga kreu i Organizatës iraniane për energji bërthamore,
Ali Akbar Salehi, i cituar nga agjencia Isna. Aktiviteti i pasurimit ka filluar më
9 shkurt. Ahmadinexhad urdhëroi të fillojnë aktivitetet e pasurimit pasi skadoi afati
i propozimit të Kombeve të Bashkuara që fuqitë botërore ta furnizojnë me karburant
reaktorin në Teheran. Fuqitë botërore duan që Irani ta ndalë pasurimin dhe dyshojnë
se kjo është mbulesë për programin e armëve. Teherani i mohon akuzat.