2010-04-13 12:42:46

Shqipëria për 100 vjetorin e lindjes së Lumes Nënë Terezë.


(13.4.2010 RV)Në kuadrin e Jubileut të 100 vjetorit të lindjes së Lumes Nënë Terezë, që bie këtë vit e pikërisht më 26 gusht, në mbarë botën e posaçërisht atë shqiptare janë ndërmarr nisma e programe në fusha të ndryshme për të shënuar dhe kremtuar këtë Jubile e sidomos për të zbuluar e vlerësuar mësime nga figura dhe vepra e së Lumes Nënë Terezë, Engjëllit të të varfërve, ikonës së dashurisë së Zotit ndaj çdo njeriu e posaçërisht ndaj më të mënjanuarve e të përbuzurve.
Mbi disa nga nismat që ka programuar Shqipëria, në studio të Radio Vatikanit flasim me Ambasadorin e Shqipërisë pranë Vatikanit, shkëlqesinë e tij zotin Rrok Logu, zëvendës drejtorin e arkivit qendror shtetëror të filmit në Tiranë Flori Balliu dhe dr. Ilirian Dahri, diplomat për kulturë pranë Ambasadës së Shqipërisë në Vatikan. Ta dëgjojmë bisedën tonë me ta......RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.