2010-04-13 17:22:57

Shqipëria heq vizat me Serbinë


(13.4.2010 RV)Këshilli i Ministrave të Shqipërisë miratoi sot vendimin për liberalizimin e regjimit të vizave të qëndrimit afatshkurtër për shtetasit e Serbisë.
Sipas zyrës së shtypit pranë kryeministrisë, në mbledhjen e sotme, qeveria miratoi një shtesë në vendimin "Për përcaktimin e kritereve dhe procedurave dhe të dokumentacionit për hyrjen qëndrimin dhe trajtimin e të huajve në Republikën e Shqipërisë".
Ky vendim i propozuar nga Ministria e Punëve të Jashtme do të lehtësojë lëvizjen edhe të shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe të gjithë shtetasve serbë me kombësi shqiptare, të cilët për shkak të regjimit të vizave, që të hyjnë në Shqipëri u duhet të marrin vizë në ambasadën shqiptare në Beograd
Gjatë vizitës së tij zyrtare në Serbi (11-13 mars), Zv.kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme Ilir Meta ftoi qytetarët serbë që të vijnë pa viza në Shqipëri. "Shqipëria ka paraqitur shumë marrëveshje si për transportin, për heqjen e vizave mes dy vendeve, realizimi i të cilave do të ndikojë në një hap të ri në marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve", tha Meta gjatë vizitës në Serbi. (nga ATSH-ja)







All the contents on this site are copyrighted ©.