2010-04-13 18:29:29

Qeveria e re e Kirgizistanit i heq imunitetin presidentit Bakijev e kërkon dorëzimin


(13.4.2010 RV)Qeveria e përkohshme e Kirgizistanit i heq presidentit Bakijev imunitetin dhe të dorëzohet deri në fund të ditës së sotme duke kërcënuar se nëse kjo nuk ndodhë do ta sulmojë bazën e tij në jug të këtij vendi. Bakijev qe larguar në rajonin Xhalalabab, nga kryeqyteti Bishkek, pasi trupat patën shtënë kundër protestuesve më 7 prill.
Nga dhuna u vranë më se 80 vetë. Azimbek Beknazarov, nga qeveria e përkohshme, tha se është dhënë një dekret, me të cilin Bakijevit i është marrë imuniteti. Presidenti i përmbysur, Kurmanbek Bakijev, këmbëngulë se ende është president i Kirgizistanit dhe thotë se nuk do të frikësohet nga kërcënimet e se ballafaqohet edhe me arrestin eventual.







All the contents on this site are copyrighted ©.