2010-04-13 18:40:55

Obama:Samiti i 2012 mbi suigurinë brëthamore në Korenë e Jugut, rritet rreziku i sulmeve terroriste me armë bërthamore


(13.4.2010 RV)Presidenti i SHBA-së Obama sot në Uashington duke hapur ditën e dytë të punimeve të Samitit mbi sigurinë bërthamore, njoftoi se takimi i ardhshëm i nivelit të lartë do të mbahet në vitin 2012 në Korenë e Jugut, një vendim ky që i drejton mesazh të qartë Koresë së Veriut, njërit ndër vendet që konsiderohet si i rrezikshëm në frontin e rritjes së bërthamores.
Obama, në ndërhyrjen e tij, tërhoqi vërejtjen se “ dekada pas mbarimit të luftës së dytë botërore gjendemi para ballafaqimit me një ironi të tmerrshme të historisë: rrezikun i një konfrontimi bërthamor ndërmjet kombeve është ulur, mirëpo rreziku i një sulmi bërthamor është rritur”.
Motivi i rritjes është në kuantitetin e madh të lëndës bërthamore që nuk është i mbrojtur në mënyrë të duhur e që mund të përfundon në duar të terroristëve, shpjegoi kreu i Shtëpisë së Bardhë.
Barak Obama, bëri thirrje për hapa specifikë dhe konkretë për të mbrojtur materialin bërthamor që të mos bjerë në duar të terroristëve. "Qëllimi im është ta bëjmë botën pak më të sigurt", deklaroi Obama në takimin e nivelit të lartë në Uashington, ku po marrin pjesë përfaqësuesit e lartë të 47 shteteve të ndryshme të botës.







All the contents on this site are copyrighted ©.