Mbledhja e parë e Komisionit Ndërkombëtar hetimor për Mexhugorjen
(13.04.2010 RV)Komisioni Ndërkombëtar hetimor mbi Mexhugorjen u mblodh për
herë të parë më 26 marsin e kaluar. Lajmi jepet sot me një komunikatë të Sallës së
Shtypit të Vatikanit. Komisioni kryesohet nga kardinali ish-vikar i Romës,
Kamilo Ruini e në të bëjnë pjesë kardinaj e ipeshkvij të Bosnjë-Hercegovinës e të
dikastereve të ndryshme të Selisë së Shenjtë, si edhe psikoanalistë e specialistë
të Psikiatrisë shoqërore e të Psikologjisë fetare. Punimet e Komisionit zhvillohen
me dyer të mbyllura. Rezultati do t’i nënshtrohet më vonë shqyrtimit të Kongregatës
për Doktrinën e fesë.