2010-04-12 17:59:59

Marrëveshje ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Bosnjë-Hercegovinës


(12.04.2010 RV)Të enjten, më 8 prill, në Shtëpinë e Forcave të Armatosura në Sarajevë, u nënshkrua Marrëveshja ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Bosnjë-Hercegovinës rreth asistencës fetare për besimtarët katolikë, anëtarë të Forcave të Armatosura të vendit. Për Vatikanin, firma u vu nga Nunci Apostolik në Sarajevë, imzot Alesandro D’Erriko, ndërsa për Bosnjë-Hercegovinën nënshkroi Ministri i Mbrojtjes, Selmo Cikotiç.
Marrëveshja përbën një etapë të re të rëndësishme në marrëdhëniet ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Bosnjë-Hercegovinës. Ai është zbatimi i parë i Marrëveshjes Bazë, që u nënshkrua po në Sarajevë, më 19 prill 2006 dhe përcaktoi kuadrin juridik të pranisë e të aktivitetit të Kishës Katolike në vend. Dokumenti i nënshkruar më 8 prill do të hyjë në fuqi pas ratifikimit.







All the contents on this site are copyrighted ©.