2010-04-12 11:16:40

KOMECE: Asambleja e pranverës i kushtohet luftës kundër varfërisë


(11.04.2010 RV)Do të mbahet në Bruksel, nga 14 deri më 16 prill, asambleja e përgjithshme e Komeçes, organizmit kishtar evropian që mbledh episkopatet e Bashkimit Evropian. Do të diskutohet mbi temat e Vitit evropian 2010 për luftën kundër varfërisë dhe përjashtimit shoqëror. Ipeshkvijtë duhet të miratojnë tri dokumente.
I pari ka si titull “Liria fetare si shtyllë në politikën e të drejtave të njeriut në marrëdhëniet e jashtme të BE-së”. I dyti është një dokumenti mbi “Propozimet për një politikë evropiane në prag të konferencës së rishikimit të Traktatit për mospërhapjne e armëve bërthamore në vitin 2010”. I treti ka të bëjë me qëndrimin e përbashkët me Konferencën e Kishave Evropiane (Kek) për zbatimin e nenit 17 të Traktatit të Lisbonës për dialogun ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kishave. Punimet do të bëhen me dyer të mbyllura.







All the contents on this site are copyrighted ©.