2010-04-12 17:58:37

Hapet konferenca mbi sigurinë bërthamore në Uashington


(12.04.2010 RV)Të diskutohen masa konkrete për të përballuar kërcënimin e terrorizmit bërthamor. Ky është objektivi i konferencës mbi sigurinë bërthamore, që zhvillohet sot e nesër në Uashington, vetëm pak ditë pas nënshkrimit të Traktatit të ri START ndërmjet SHBA-ve dhe Rusisë në Pragë. 47 janë vendet e ftuara nga presidenti amerikan Barak Obama, plus delegatët e OKB-së, të Agjensisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike dhe të Bashkimit Evropian. Nuk janë ftuar Irani dhe Koreja e Veriut. Në takimet para fillimit të konferencës, kreu i Shtëpisë së Bardhë nënvizoi se mundësia që armët bërthamore të përfundojnë në duart e organizatave terroriste si Al Kaida, përfaqëson “kërcënimin më të madh kundër sigurisë së Shteteve të Bashkuara”.







All the contents on this site are copyrighted ©.