2010-04-09 19:15:48

Asambleja plenare e COMECE-s kushtuar 2010-tës, Vit evropian i luftës kundër varfërisë dhe përjashtimit shoqëror.


(09.04.2010 RV)Do të mbahet më 14 deri më 16 prillin e ardhshëm në Bruksel, Asambleja plenare pranverore e Komisionit të Episkopateve të Bashkimit Evropian, (COMECE). Të pranishëm, 21 ipeshkvijtë e COMECE-s.
Tema kryesore e Asamblesë plenare do t’i kushtohet Vitit evropian 2010, vit i luftës kundër varfërisë dhe përjashtimit shoqëror.
Do të flitet edhe mbi programin e punës 2010 të Komisionit Evropian; për strategjitë e BE-së deri në vitin 2010; për ‘Lirinë fetare, si bazë e politikës të të drejtave të njeriut” si dhe do të bëhen propozime për politikën evropiane, lidhur me Konferencën e rishikimit të Traktatit për mospërhapjen e armëve bërthamore 2010.
Duhet të arrihet edhe në një qëndrim të përbashkët ndërmjet COMECE-s dhe KEK-ut (Konferencës së Kishave Evropiane) mbi zbatimin e nenit 17(3) të Traktatit të Lisbonës për Dialogun BE-Kishë.







All the contents on this site are copyrighted ©.