2010-04-08 16:55:01

Uashington: Vdiq ish-oficeri që aktivizoi bombën bërthamore të Hiroshimës.


(08.04.2010 RV)Morris Xhepson, një nga dy oficerët që aktivizuan bombën bërthamore të Hiroshimës vdiq në moshën 87-vjeçare në spitalin e Las Vegasit. Nga 12 vetë që kishte ekuipazhi i aeroplanit “Enola Gej” tani ka mbetur gjallë vetëm Thiodor Van Kirk. Në fakt Xhepson vdiq më 30 marsin e kaluar por lajmi u bë i ditur vetëm sot.
Xhepson, asokohe toger 23-vjeçar, gjatë gjithë aktivizues jetës së vet ka thënë se nuk ndjente keqardhje për detyrën që iu pat caktuar si aktivizues i bombës bërthamore. Gazetarëve shpeshherë u tregonte se e shoqja mbante të ngjitur në makinë një copë adeziv ku lexohej: “Sikur të mos kishte ndodhur Përl Harbor, nuk do të kishte ndodhur as Hiroshima”.







All the contents on this site are copyrighted ©.