2010-04-08 16:54:09

Nju Jork: Këtë javë mblidhet grupi i 5+1 për çështjen iraniane.


(08.04.2010 RV)Këtë javë pritet që në Nju Jork të mblidhet grupi i pesëshes - SHBA, Kinë, Rusi, Francë, Britani e Madhe dhe Gjermani, i vetmi vend që s’është antar i përhershëm i Këshillit të Sigurisë të OKB-së - për të diskutuar për problemin bërthamor iranian. Lajmi u bë i njohur nga zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze Zhang Ju.
Sipas zëdhënësit pjesëmarrësit do të diskutojnë sesi mund ta zgjidhin problemin në rrugë diplomatike. Veçanërisht Kina është ajo që ngul këmbë më shumë nga të tjerët që Iranit të mos i vihen sanksione, por të vazhdohet me dialogun dhe negociatat.
Po, nga ana tjetër, sot presidenti amerikan Obama, pas nënshkrimit të traktatit të reduktimit të armëve bërthamore me Rusinë deklaroi se tani që ndërmjet këtyre dy vendeve ekzston një traktat i tillë “nuk mund të tolerohet fakti që Irani të ndërmarrë veprime që shkojnë kundër pikërisht këtij traktati”.







All the contents on this site are copyrighted ©.