2010-04-08 16:53:51

Bishkek: Mbas gjashtë muajsh zgjedhjet e reja presidenciale.


(08.04.2010 RV)Mbas gjashtë muajsh në Kirgizistan do të zhvillohen zgjedhjet e reja presidenciale. Lajmi u dha nga kryeministrja ad interim Roza Otunbajeva, që mori fuqinë pas revoltës popullore që rrëzoi dje presidentin Kurmanbek Bakijev. Ish-ministrja e jashtme Otunbajeva premtoi se vendi do të ketë edhe një kushtetutë të re. Ndërkaq ministria e shëndetit pohoi se në përleshjet e djeshme në kryeqytetin Bishkek, pati 65 të vdekur dhe 500 të plagosur.







All the contents on this site are copyrighted ©.