2010-04-07 17:40:45

Të krishterët e Bangladeshit i duan Pashkët festë kombëtare


(07.04.2010 RV)Një ditë pas Pashkëve, të krishterët e Bangladeshit ngritën zërin që e Diela e Ngjalljes së Krishtit të njihet si festë kombëtare nga shteti. Megjithëse nën kërcënimin e krahut fondamentalist islamik, besimtarët jo vetëm festuan Pashkët, por e ndanë gëzimin e tyre edhe me myslimanët, hinduistët e me besimtarët e feve të tjera. Ministri i Kulturës, katolik, deklaron se e ka paraqitur kërkesën për Pashkët në Këshillin e Ministrave, por që ajo të merret parasysh është i nevojshëm një impenjim i madh popullor, pasi islamikët janë kundër. Në vend diskutohet edhe për zhvendosjen e pushimit javor të dielën, e jo të premten e të shtunën, siç është tani, sipas kalendarit mysliman.







All the contents on this site are copyrighted ©.