Shkallëzim dhune në Kirgizistan: vritet ministri i brendshëm
(07.04.2010 RV)Ministri i Brendshëm i Kirgizistanit u vra sot në Talas, në
veri të vendit, ku dje u zhvillua një protestë masive për të kërkuar dorëheqjen e
presidentit Bakiev. Sot, manifestimet vazhduan dhe u përhapën në pjesën më të madhe
të territorit. Së paku 19 vetë gjetën vdekjen në ndeshje me policinë, në kryeqytetin
Bishkek, por shifrat nuk janë të sakta. Opozita e konsideron presidentin si personin
që ka sjellë njëfarë qëndrueshmërie në vend, në dëm të demokracisë. Për SHBA-të dhe
Rusinë, vendi i varfër i Azisë Qendrore është strategjik në lidhjen me Afganistanin.