Presidenti i Kosovës kërkon të përfundojë shpejt katedralja e Nënë Terezës
(07.04.2010 RV)Nga Shqipëria kalojmë në Kosovë, ku Meshën kryesore të Pashkëve
në konkatedralen e Zojës Ndihmëtare, e kremtoi ipeshkvi i vendit, imzot Dodë Gjergji.
Të shumta ishin autoritetet që vizituan ipeshkvinë dhe bënë urimet për festën. Ndër
ta, edhe presidenti i Republikës, Fatmir Sejdiu, i cili uroi që të përfundojë sa më
shpejt katedralja kushtuar Nënë Terezës, në këtë vit, kur kremtojmë 100-vjetorin e
lindjes të Misionares shqiptare të Dashurisë. Më hollësisht të ndjekim Rabije Ibrajn