2010-04-07 17:44:42

Gjendje emergjence në Tajlandë. Manifestuesit hyjnë në Parlament


(07.04.2010 RV)Qeveria tajlandeze shpalli sot gjendjen e emergjencës në Bangkok e në pesë provinca të tjera, pasi qindra manifestues antiqeveritarë - apo këmishëkuqët, përkrahës të ish-kryeministrit Shinauatra – hynë në oborrin e Parlamentit, duke thyer kordonin mbrojtës të policisë. Deputetët u larguan dhe anëtarët e qeverisë i zhvendosën me helikopter. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit aktual Vejazhiva dhe zgjedhje të reja.







All the contents on this site are copyrighted ©.