2010-04-07 17:46:07

Dita Botërore e Shëndetit 2010 iu kushtua qyteteve


(07.04.2010 RV)“Shëndeti në zonat e qytetit është i rëndësishëm!”: kjo ishte parrulla e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Ditën e sotme botërore të Shëndetit. Varfëria – denoncoi Ban Ki-Mun – po zhvendoset nga zonat e fshatit në ato të qytetit, sidomos në qytetet më të populluara. Të shumta janë kërcënimet për shëndetin në këto zona, që vuajnë edhe nga trafiku e nga industrializimi pa kriter, prandaj janë urgjente politikat e reja për bonifikimin e tyre.







All the contents on this site are copyrighted ©.