2010-04-07 17:39:03

Bilanc i rëndë nga përmbytjet në Rio de Zhaneiro


(07.04.2010 RV)Së paku 102 viktima e 106 të plagosur, bilanci i shiut të rrëmbyeshëm, i cili prej 48 orësh e ka vështirësuar jashtëzakonisht gjendjen në shtetin brazilian të Rio de Zhaneiros. Mëse 2000 vetë kanë mbetur pa shtëpi. Vullnetarët po bëjnë ç’është e mundur për të nxjerrë nga rrënojat personat që kanë mbetur nën shtëpitë e tyre prej kartoni, apo favelas, shkatërruar nga rrëshqitja e dheut. Shkollat janë mbyllur, elektriciteti mungon gati në të gjithë zonën dhe autoritetet vazhdojnë t’i bëjnë thirrje popullsisë të qëndrojë në shtëpi për të mos u mbytur në baltën, që ka mbuluar rrugët. Kjo është një nga përmbytjet më të mëdha në 40 vjetët e fundit, në Rio de Zhaneiro. Guvernatori i shtetit ka shpallur gjendjen e emergjencës dhe tri ditë zie.







All the contents on this site are copyrighted ©.