2010-04-06 16:59:54

Çarmatimi: Rusia: edhe mund të dalim nga traktati START nëse SHBA na këcënojnë.


(06.04.2010 RV)Rusia edhe mund të dalë nga traktati START i çarmatimit bërthamor që do të nënshkruhet të enjten në Pragë, nëse e ndjen veten të kërcënuar nga mbrojtja antiraketë amerikane. Kështu u shpreh për mjetet e informacionit ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov. “I rezervojmë vetes të drejtën për të dalë në çdo moment nga traktati” – shpjegoi përfaqësuesi i Rusisë i cili nga ana tjetër nënvizoi edhe nivelin e ri të besimit të ndërsjellë që është vendosur ndërmjet Rusisë dhe SHBA. Ndërkaq, presidenti Barak Obama deklaroi se përdorimi i armëve bërthamore amerikane për pesë deri në dhjetë vjetët e ardhshme do të kufizohet.







All the contents on this site are copyrighted ©.