2010-04-06 17:00:30

Tajlandë: Policia bllokon rrugët kryesore të Bangkokut.


(06.04.2010 RV)Policia tajlandeze bllokoi rrugët kryesore të Bangkokut ku të shtunën e kaluar vërshuan me mijëra protestues këmishëkuq që kërkuan dorëheqjen e qeverisë së kryeministrit Abhisit Vexhaxhiva dhe shpërndarjen e parlamentit. Sipas analistëve lokalë autoritetet po përpiqen me çdo kusht të shmangin çdo lloj dhune, veçanërisht sot, kur festohet Dita Kombëtare e Monarkisë. Në Tajlandë oborri mbretëror gëzon autoritet dhe respekt të veçantë në popull.







All the contents on this site are copyrighted ©.