2010-04-06 17:00:06

Indi: Pritë e rebelëve maoistë. Vriten 65 policë.


(06.04.2010 RV)65 policë indianë u vranë në një pritë të rebelëve maoistë në shtetin indian të Çatisgarit. Rebelët sulmuan makinat e një autokolone që i shkuan në ndihmë automjetit të parë që u hodh në erë nga një minë. Ushtria indian reagoi ndaj atentatit me një operacion spastrues kundër guerrilasve maoistë. Kryeministri indian Mahmohan Sing i ka quajtur rebelët maoistë si rrezikun kryesor për sigurinë në vend.







All the contents on this site are copyrighted ©.