Jul Variboba: Vajtimi i Marisë te këmbët e kryqit !
Vajtimi i Marisë te këmbët e kryqit Bir, si të vranë? Mua ku më lanë? Si
nuk patën pak mëshirë? Si s’u gjet njeri i mirë? Bir, si të varruan! Bir,
si të mbaruan! Ku të vajti hijeshia, Qe gëzonte ditët e mia? Shiko si të
nxinë, Shih si të pështynë! Si të bënë, o Bir-o; Gjithë gjak, mjera un-o
! Nga të erdhi kjo kurorë? Kush ta theri atë dorë? Këto këmbë kryqëzuar, Gozhdash
që të dyja shpuar? Edhe zemrën ta varruan; Me një heshtë ta shporuan… Oi
, Bir, sa mjerim! Merrmë me vete, Biri im! Pa t’im Bir, un’ si të rroj ? Kete
thikë si ta duroj ? Në Ty , Bir, dua të fshihem, Në varrë tua dua t’mbyllem!
*
Përshtatur nga arbërishtja në gjuhën e sotme shqipe. Jul Variboba (nga "Gjella
e Shën Mërisë Virgjër")