2010-03-31 16:45:36

Presidenti i Italisë ofron koncert në 5-vjetorin e zgjedhjes së Benediktit XVI në fronin e Shën Pjetrit


(31.03.2010 RV)Me rastin e pesë vjetorit të zgjedhjes së Benediktit XVI në fronin e Shën Pjetrit (19 prill 2005), presidenti i Italisë, Xhorxho Napolitano ofron një koncert për nder të Papës. Koncerti do të jepet të enjten, më 29 prill, në festën e Shën Katerinës së Sienës, bashkëpajtore e Italisë dhe e Evropës. Do të fillojë në orën 17.30 në Sallën Pali VI në Vatikan dhe do të ekzekutohet nga Orkestra rinore e Fiezoles, me dirigjent Nikola Pashkovskin. Në program, Sinfonia në Re maxhor e Xhovani Batista Samartinit, e ashtuquajtura Sinfoni e Pragës e Mozartit dhe Sinfonia n.4 e Beethovenit.







All the contents on this site are copyrighted ©.