2010-03-31 16:04:16

Dhimbja dhe dënimi i Papës për atentatet në metronë e Moskës


(31.03.2010 RV)Benedikti XVI i dërgoi dje presidentit rus, Dmitrij Medvjedjev, një telegram, me të cilin dënon dy atentatet kamikaze të së hënës, që shkaktuan 39 viktima në metropolitanën e Moskës. Papa i quan “akte të tmerrshme dhune”, të cilat i dënon fuqimisht. Gjithashtu, Ati i Shenjtë shpreh solidaritetin, afërsinë shpirtërore dhe ngushëllimet e tij për familjarët e viktimave. Papa siguron se do të lutet për këto jetë të këputura para kohe dhe u jep bekimin e tij të plagosurve.







All the contents on this site are copyrighted ©.