2010-03-30 15:30:15

Mbrëmje lutjeje në Bashkësinë e Shën Egjidit në kujtim të Dëshmitarëve të Fesë.


(30.03.2010 RV)Mbrëmje lutjeje në mes të Javës së Madhe të Pashkëve në Romë dhe në botë, për të kujtuar “ata që në këto vitet e fundit kanë dhënë jetën e tyre për Ungjillin”. Këto mbrëmje lutjeje që do të zhvillohen nga Italia në Francë, nga Belgjika në Hollandë, por edhe nga Buenos Ajres në Nju Jork, janë organizuar nga Bashkësia e Shën Egjidit. “Në natën që po përjeton bota – thuhet në paraqitjen e kësaj nisme – nuk mungojnë dëshmitarët e fesë që e ndriçojnë rrugëtimin e njerëzimit drejt Krishtit, i cili vdiq dhe u ngjall për ne.”







All the contents on this site are copyrighted ©.