Imzot Frendo shpjegon kuptimin e riteve të Javës së Shenjtë të Pashkëve.
(30.3.2010 RV)Me të Dielën e Larit, besimtarët katolikë filluan Javën e Madhe
e të Shenjtë të Pashkëve. Po ç’kuptim ka kjo Javë e Madhe për besimtarët katolikë
dhe cila është domethënia e riteve liturgjike dhe ditëve të saj, që shënojnë kulmin
e vitit liturgjik, viti kishtar? Domethënia është se Kisha Shenjte kremton
misteret e Jezu Krishtit, Shëlbues. Jezusi e mori natyrën tonë njerëzore për dashurinë
dhe për shpëtimin e shpirtit tonë. Na shpëtoi me tërë jetën e tij: me mrekullitë,
me predikimet por në mënyrë të posaçme, me mundimet, me vdekjen e ngjalljen e tij.
Këtë kremtojmë gjatë Javës së Madhe po më hollësisht t’i përshkojmë së bashku Treditëshin
e Pashkëve me ipeshkvin ndihmës të Tiranë-Durrësit imzot Frendon...