2010-03-29 15:53:53

Sali Berisha: Urdhëri i Françeskanëve ka ndihmuar në formimin kulturor e intelektual të shqiptarëve.


(29.3.2010 RV)Kryeministri Berisha priti sot Ministrin e Përgjithshëm të Urdhrit të Françeskanëve në botë, Jose Rodriguez Carballo
Ditë më parë e pikërisht më 23 mars në Tiranë, Kryeministri i Shqipërisë dr. Sali Berisha gjatë një takimi me Ministrin e Përgjithshëm të Urdhrit të Françeskanëve në Botë, At Jose Rodriguez Carballo, vlerësoi kontributin e jashtëzakonshëm të Urdhrit të Françeskanëve që përmes misionit të tyre kanë ndihmuar në formimin intelektual dhe kulturor të shqiptarëve gjatë.
Zyra e shtypit në Kryeministri të Shqipërisë bëri të ditur se duke falënderuar për mikpritjen, ministri i Përgjithshëm i Françeskanëve, Ar Carballo u shpreh i lumtur që ndodhej në Shqipëri me rastin e përvjetorit të themelimit të Urdhrit të Françeskanëve në Shqipëri.
Carballo falënderoi Kryeministrin Berisha për mbështetjen që qeveria shqiptare i ka dhënë Urdhrit të Françeskanëve në nismat dhe misionin e tyre në Shqipëri.
Kryeministri Berisha shprehu vlerësimin e tij për kontributin e jashtëzakonshëm të Urdhrit të Françeskanëve që përmes misionit të tyre kanë dhënë një ndihmesë tejet të rëndësishme në formimin intelektual dhe kulturor të shqiptarëve dhe në disa fusha të tjera të kulturës, duke u bërë një nga faktorët më aktivë të Kishës Katolike në Shqipëri.
Kryeministri Berisha dhe Ministri i Përgjithshëm i Françeskanëve Carballo u shprehën se Kisha e Shën Ndout në Shqipëri është kthyer në një nga pikat më të frekuentuara të shtegtimit shpirtëror në Shqipëri, por edhe në Ballkan, ku shkojnë besimtarë e shtegtarë jo vetëm katolikë por edhe me përkatësi fetare nga të gjitha fetë e ky realitet është një shembull tjetër i kontributit të Urdhrit të Françeskanëve në harmoninë ndërfetare dhe bashkëpunimin mes shqiptarëve pa dallim feje apo çfarëdo përkatësie tjetër.







All the contents on this site are copyrighted ©.