2010-03-29 18:46:07

Parlamentit Evropian dënon aktet antishqiptare në Greqi


(29.3.2010 RV)Raportuesi i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Nikolaos Chountis që ndodhej sot për vizitë zyrtare në Shqipëri i dënoi thirrjet antishqiptare të bëra para disa ditësh në Greqi në kuadër të një ceremonie kombëtare të këtij shteti.
Në një takim që pati me Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, siç bën të ditur zyra për shtyp e Kuvendit , raportueis i PE për Shqipërinë, Chountis, njëkohësisht eurodeputet i Greqisë, tha: "Ne dënojmë aktet që pamë gjatë paradës ushtarake në Greqi. Ne duhet t’i evitojmë këto akte, pasi nuk ndihmojnë në miqësinë dhe marrëdhëniet mes dy vendeve dhe dy popujve. Grupi ynë në parlament ka bërë një kërkesë drejtuar qeverisë greke për gjetur fajtorët e për të marrë masat e duhura".
Përgjithësisht Chountis dhe Topalli u ndalën në ambicien evropiane të vendeve të Ballkanit, ku raporteri tha se beson në proceset integruese për vendet e Ballkanit Perëndimor. Ndërkaq lidhur me vizat për shqiptarët, Chountis theksoi se siguron angazhimin e tij personal, por edhe të grupi i tij në Parlamentin Evropian "është për të përshpejtuar procedurat për heqjen e vizave për shqiptarët".
Në Shkodër e Burrel digjet flamuri grek. Studentët e Shkodrës kanë djegur sot flamurin grek në shenjë proteste ndaj thirrjeve ksenofobe të ushtrisë greke. Studentët protestuan përgjatë bulevardit nga rektorati deri në sheshin "Luigj Gurakuqi" me flamujt e NATO s në duar dhe në fund ndalun në shesh ku i vunë flakën flamurit grek. Ishin afro 50 studentë që morën pjesë në këtë manifestim paqësor. Dy ditë më parë disa të rinj në qytetin e Burrelit dogjën flamurin grek në shenjë proteste. Po kështu edhe në universitetin e Durrësit ditën e shtunë ka patur një protestë në lidhje me këtë skandal të ushtrisë greke.

Ndersa siç njjofton ATSH-ja, KRYEMINISTRI BERISHA DEKLAROI NE MBLEDHJEN E KOMITETIT NDERMINISTROR TE INTEGRIMIT SE PLOTESIMI I PYETESORIT TE BE ESHTE NJE FILLIM I RI E PAS TIJ DO TE KETE NJE FILLIM TJETER TE RI. AKORDIMI I STATUSIT TE VENDIT KANDIDAT ESHTE PARAVENDIMTAR PER ANETARESIMIN E PLOTE TE SHQIPERISE NE BE.







All the contents on this site are copyrighted ©.