2010-03-29 19:43:06

Obama në Afganistan: talebanët kurrë më në pushtet


(29.3.2010 RV)Presidenti amerikan e përfundoi vizitën e tij të shkurtër, të paparalajmëruar, në Afganistan. Në bazën ajrore amerikane në Bagram, pranë Kabulit, Presidenti Obama ripohoi bindjen për suksesin e angazhimit ushtarak të SHBA së dhe të aleatëve të saj në Afganistan.
Do të asgjësojmë talebanët, të cilët nuk do të kthehen kurrë më pushtet, theksoi Obama e shtoi se do të ketë goditje prapësuese, mirëpor SHBA-së do ta përfundojë me sukses misionin që kanë, tha Presidenti amerikan në fjalimin para ushtarëve amerikanë.
Në fillim të vizitës së tij gjashtorëshe, Obama në Kabul u takua me presidentin afgan, Hamid Karzai. Gjatë takimit,Obama kërkoi nga Karzai të veprojë më fuqishëm kundër korrupsionit, tregtisë së drogës e terroristëve dhe të marrë nën kontroll situatën në Vend.







All the contents on this site are copyrighted ©.