2010-03-29 16:13:04

Dioqeza e Sapës:Jave e Madhe e Pashkëve në kujtim të martirëve shqiptarë të komunizmit.


(19.3.2010 RV)Si kudo në botë, edhe në dioqezën e Sapës, me të dielën e Larit filloi Jave e Madhe e Pashkëve me kremtimin e riteve liturgjike përkatëse që përkujtuan hyrjen solemne të Jezusit në Jeruzalem dhe historikun e mundimeve e të kryqëzimit të Tij, për shëlbimin e njerëzimit mbarë. Nga kjo e diel e deri të dielën e Pashkëve, Kisha na fton të reflektojmë mbi ngjarjet e fundit të jetës së Jezusit dhe dhuratën e Ngjalljes së Tij.
Në kuadrin e festës së Ngjalljes së Pashkëve, sot dioqeza e Sapës mbajti takimin e klerit, ndërsa të premten e kaluar kremtoi Udhën e Kryqit në gjurmët e martirëve shqiptarë të kohës së regjimit komunist. Po më hollësisht nga Vau-Dejës na njofton Violeta Marashi......RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.