2010-03-26 19:36:13

Sot u përkujtua Shën Teodori, martir në Libi


(26.03.2010 RV)Duke shfletuar Kalendarin kishtar për të përkujtuar Shën Teodorin, gjejmë 15 shenjtorë me këtë emër, pothuajse të gjithë nga Kishat lindore, duke nisur nga Shën Teodori, martir në Siri, me Druzin e Zosimon, që kremtohet më 14 dhjetor.
Vijnë pastaj:
Shën Teodori, martir në Antioki, së bashku me Polikarpin, që kremtohen më l 7 dhjetor.
Shën Teodori (vdekur në vitin 130), i martirizuar në Kostandinopojë së bashku me Pausilipin. Kremtohet më 5 prill.
Shën Teodori (vdekur më 220), martir në Pergë të Panfilisë, bashkë me Filipën e disa të tjerë, kremtohet më 20 shtator.
Shën Teodori (vdekur më 258), martir, së bashku me Antonin, Ireneun, Saturninin, Vitorin dhe 17 shokë të tjerë, kremtohet më 15 dhjetor.
Shën Teodori (vdekur në vitin 260), martirizuar me Antoninin, Eugjenin, Florën e Luçilën, kremtohet më 29 korrik.
Shën Teodori i Amaseas (shekulli IV), martir, Pajtor i Brindizit, kremtohet më 9 nëntor.
Shën Teodori i Egjiptit (shekulli IV), murg vetmitar egjiptian, kremtohet më 9 janar.
Shën Teodori ( shekulli IV ), martir me Urbanin e 78 shokë të tjerë nën perandorin Valent, kremtohet më 15 shtator.
Shën Teodori i Cirenës (vdekur më 310), ipeshkëv e martir, kremtohet më 4 korrik.
Shën Teodori (vdekur më 310), martir së bashku me Amianin, Gjulianin e Oqeanin, kremtohet më 4 shtator.
Shën Teodori (vdekur më 311), martir në Egjipt me Amonin, Didin, Ezikun, Faustin, Filean, Pakomin e 650 shokë, kremtohet më 26 nëntor.
Shën Teodori (vdekur më 320), martir në Nikomedi, së bashku me Konkordin e Zenonin, kremtohet më 2 shtator.
Shën Teodori Trikinas (vdekur më 330), murg eremit në Kostandinopojë, kremtohet më 20 prill.
Shën Teodori i Tabenës (vdekur më 368), abat i Tabenës, kremtohet më 27 prill.
E kështu me radhë, deri tek Shën Teodori (vdekur më 310), martir në Libi, me Amonin, Ireneun e Serapionin, që kremtohet sot, më 26 mars.Siç shihet nga datat e vendet ku u martirizuan, janë pothuajse të gjithë të krishterë të Kishave të para Lindore. Dihet pak për jetën e martirizimin e tyre. Veç një gjë është e sigurtë: bëjnë pjesë në aradhet e atyre, që e dëshmuan Krishtin me gjak, që në vitet e krishterimit të hershëm.







All the contents on this site are copyrighted ©.