2010-03-26 16:25:38

Lufta kundër mjerimit dhe mbështetja e jetës në qendër të takimit të Papës me presidentin e Guatemalës


(26.03.2010 RV)Lufta kundër mjerimit dhe kundër dhunës kriminale, mbështetja e jetës dhe formimi i të rinjve ishin në qendër të bisedës ndërmjet Papës Benedikti XVI dhe presidentit të Guatemalës, Álvaro Kolom Kabaleros, i cili u prit sot në audiencë në Vatikan. Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë njofton se u vu në dukje kontributi i Kishës në zhvillimin e vendit, u shkëmbyen mendime mbi situatën ndërkombëtare, duke iu referuar veçanërisht sfidave të varfërisë, të kriminalitetit të organizuar dhe të emigracionit. U nënvizua edhe rëndësia e mbrojtjes së jetës dhe roli i edukimit të rinisë.








All the contents on this site are copyrighted ©.