2010-03-25 15:40:20

Papa ipeshkvijve skandinavë: mbroni jetën dhe vlerën e familjes së bazuar mbi martesën


(25.03.2010 RV)Mbrojtja e jetës dhe e familjes së bazuar mbi martesën, si edhe rëndësia e fesë për të mirën e përbashkët ishin sot në qendër të fjalimit që mbajti Papa Benedikti XVI para ipeshkvijve skandinavë, në vizitë “ad Limina” në Vatikan. Ati i Shenjtë i priti paradite në audiencë.
Gjatë viteve të fundit, tha Papa, vërejmë dobësimin e institucionit të martesës dhe të vizionit të krishterë mbi seksualitetin, por fëmijët kanë të drejtë të rriten brenda kontekstit familjar:
“It is through the secure and recognized relationship…”
Fëmijët mund ta zbulojnë identitetin e tyre vetëm përmes marrëdhënieve të sigurta e të njohura ndërmjet prindërve. Në një shoqëri me traditë në mbrotjen e të drejtave të njeriut, do të prisnim që t’i jepet përparësi kësaj së drejte të fëmijëve, nënvizoi Benedikti XVI, duke kritikuar ashpër të ashtuquajturën “të drejtë abortimi”.
E pastaj, duke iu drejtuar veçanërisht ipeshkvijve, Ati i Shenjtë theksoi:
“Within your flock, pastoral care of families…”
Në grigjën tuaj, kujdesi baritor për familjet e për nevojat e të rinjve duhet të vazhdojë me hov të ri, sidomos për ata që vuajnë efektet e krizës ekonomike. Duhet treguar gjithashtu kujdes, vërejti Papa, duke pasur parasysh konktestin multietnik e multikulturor te vendeve skandinave, për ato martesa ku vetëm njëri nga bashkëshortët është katolik.
Më pas, Benedikti XVI vuri theksin mbi rolin e fesë në formimin e opinionit publik dhe në vendimet për të mirën e përbashkët. Në veçanti, Papa përmendi themelimin e “Institutit Njuman” në Upsala, i cili siguron kontributin e mësimeve të krishtera në botën akademike skandinave. E duke kujtuar Vitin Meshtarak, një mendim i veçantë për priftërinjtë:
“In this Year for Priests, I ask you to give…”
Në këtë Vit Meshtarak, jepini përparësi inkurajimit dhe mbështetjes së meshtarëve, që shpesh duhet të punojnë të izoluar nga njëri-tjetri dhe në rrethana të vështira për të çuar Sakramentet pranë popullit të Zotit.
Me të vërtetë, bashkësia katolike skandinave është e vogël dhe e shpërndarë në një zonë mjaft të gjerë. Është përgjegjësia juaj – u tha Papa ipeshkvijve – të verifikoni përgatitjen e meshtarëve dhe aftësinë për të kryer shërbimin e tyre të shenjtë. Në fund, Benedikti XVI foli për emigrantët, sidomos për ata që vijnë nga Lindja e Mesme e bëjnë pjesë në Kishën Skandinave. Duhet të ndihmohen për t’u integruar në shoqëri, këshilloi Ati i Shenjtë.RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.