2010-03-24 17:27:56

Kremtohet Dita e Misionarëve Martirë. 30 vjet më parë vritej brutalisht imzot Romero, kryeipeshkëv i San Salvadorit


(24.03.2010 RV)Dita e imzot Oskar Arnulfo Romero i Galdamez: kështu do të kujtohet që sot 24 marsi në Salvador. Vendimi u mor nga parlamenti i vendit latinoamerikan. 30 vjet më parë, në këtë ditë, vritej brutalisht, ndërsa kremtonte meshën, kryeipeshkvi i San Salvadorit. Pati denoncuar me forcë padrejtësitë dhe pabarazinë shoqërore në vend. Kisha Katolike ia ka kushtuar këtë ditë misionarëve martirë e sot meditoi mbi temën: “Jeta ime ju përket juve”. Në vitin 2009, sipas të dhënave të agjensisë kishtare Fides, 37 vetë janë vrarë në mision. Prej tyre, 30 janë meshtarë, 2 murgesha, 2 seminaristë dhe 3 vullnetarë laikë. Numri, më i larti i dhjetë vjetëve të fundit, është dyfishuar në krahasim me vitin 2008. Që prej 18 vjetësh, Lëvizja Rinore e Veprave Papnore Misionare e kremton këtë datë me lutje dhe agjërim. Flet në mikrofonin tonë, drejtori i Lëvizjes, don Xhani Çezena:
Dita filloi të kremtohej në vitin 1994 nga Lëvizja Rinore Misionare, e cila deshi kështu ta bënte të vetën trashëgiminë e idealeve të imzot Romeros dhe njëkohësisht, të sensibilizonte opinionin për të gjithë ata që martirizohen në mision. Për të rinjtë, kjo është me domethënie të madhe, një dëshmi e jashtëzakonshme dhe një leksion që bota rinore katolike i jep Kishës për të kujtuar se feja, në shumë vende, paguhet me çmimin e jetës.
Nuk mund të mos kujtojmë këtu, të gjithë misionarët që dhanë jetën në Shqipëri, duke vuajtur sëbashku me popullin dhunën komuniste, por edhe kontributin e shumë prej tyre në përparimin e kombit shqiptar.RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.