2010-03-24 18:51:24

Benedikti XVI: jetëshkrim i shkurtër i Shën Albertit të Madh


(24.03.2010 RV)Shën Alberti është njëri nga mësuesit më të mëdhenj të teologjisë skolastike. Titulli, ‘i madh’ (magnus), me të cilin mbeti në histori, flet për gjërësinë e thellësinë e doktrinës së tij, të cilën e shoqëroi me shenjtërinë e jetës. Bashkëkohasit e vlerësuan, që kur ishte i gjallë, me titujt më të lartë. Një nga dishepujt e tij, Ulriku i Strasburgut, e quajti “çudia e mrekullia e epokës sonë”.
Alberti lindi në Gjermani nga fillimi i shekullit XIII e, ende i ri, u nis për Itali. Zu vend në Padovë, seli e universiteteve më të famshme të Mesjetës. Iu kushtua studimit të të ashtuquajturave ‘arte liberale’: gramatikës, retorikës, dialektikës, aritmetikës, gjeometrisë, astronomisë e muzikës, domethënë kulturës së përgjithshme, duke treguar interes të veçantë për shkencat natyrore, që do të bëheshin shumë shpejt fusha kryesore e specializimit të tij. Gjatë qëndrimit në Padovë, ndoqi kishën e Domenikanëve, duke u bërë, më pas, një prej tyre. Sipas burimeve hagjiografike kuptojmë se Alberti nuk e mori menjëherë këtë vendim. Lidhja e ngushtë me Zotin, shembulli i shenjtërisë së vëllezërve domenikanë, dëgjimi i predikimeve të të Lumit Jordan nga Saksonia, pasardhës i Shën Dedës në krye të Urdhërit të Predikatarëve, qenë faktorët vendimtarë, që e ndihmuan të kapërcente çdo dyshim, e edhe kundërshtimet familjare. Shpesh, në vitet e rinisë, Zoti i foli e i tregoi planin që kishte për jetën e tij. E ai iu përgjigj duke veshur zhgunin domenikan e duke bërë kushtet në duart e Jordanit të Saksonisë.
Pas shugurimit meshtarak, eprorët e caktuan si mësues në qendra të ndryshme të studimeve teologjike, pranë kuvendeve të etërve domenikane. Cilësitë e shkëlqyera intelektuale, i krijuan mundësi t’i përsoste studimet e teologjisë në universitetin më të famshëm të epokës, atë të Parisit. Që asokohet Shën Alberti nisi veprimtarinë e tij të jashtëzakonshme si shkrimtar, duke e vijuar gjatë gjithë jetës.
Iu ngarkuan detyra tejet të larta. Më 1248, u caktua të hapte një studio teologjike në në Gjermani, e pikërisht në Këln, kryeqendër nga më të rëndësishmet, ku jetoi herë pas here, duke u lidhur aq me këtë qytet, sa ta konsideronte vendlindje të dytë. Nga Parisi solli me vete një nxënës të jashtëzakonshëm, Tomën e Akuinit. Do t’i mjaftonte merita si mësues i Shën Tomës, për të qenë thellësisht i admiruar. Ndërmjet këtyre dy teologëve linden marrëdhënie nderimi e miqësie, që i ndihmuan fuqimisht në veprimtarinë e tyre për zhvillimin e shkencës.
Në vitin 1254 Shën Alberti u zgjodh Provincial i Provincës Teutoniae” (teutonike) të Etërve domenikanë, që përfshinte bashkësi të përhapura në një territor të gjërë në Qendër e në Veri të Evropës.
Aftësitë e tij të shquara i ranë në sy Papës Aleksandri IV, që e thirri për ca kohë pranë vetes, në Ananji, ku papët shkonin shpesh, në Romë e në Viterbo, për ta pasur pranë si këshilltar. Nga 1260 deri më 1264 qe ipeshkëv i Regensburgut. Më 1263-12654 predikoi në Gjermani e Bohemi
Njeri i paqes e i pajtimit, më 1274 mori pjesë në Koncilin e Lionit.
Metodat e tij mbështeteshin kryesisht në vëzhgimin, në përshkrimin e në klasifikimin e fenomeneve të studiuara. Natyrisht këto metoda shkencore nuk janë ato, që do të afirmoheshin në shekujt pasardhës.
E, megjithatë, ai mund të na mësojë ende shumë gjëra.
Vdiq në Këln, më 15 nëntor 1280.
Veprat:
Vepra e plotë e Albertit u botua për herë të parë në Lion, në vitin 1651, nën kujdesin e Atë Pietro Xhemit, O.P.; për herë të dytë, në Paris, më 1890-99, nën drejtimin e Abatit të Kryedioqezës së Reimsit, Auguste Bornje.
Shenjti trajtoi argumente nga më të ndryshmet, duke i dhënë përgjigje shumë problemeve të dijes së kohës. Më poshtë po radhisim titujt e traktateve, që la Alberti i Madh, sipas disiplinave të ndryshme shkencore:
Logjikë:
Shtatë traktate
Shkencat fizike:
Physicorum
De Coelo et Mundo
De Generatione et Corruptione
Meteororum
De Mineralibus
De Natura locorum;
De passionibus aeris
Biologji:
De vegetabilibus et plantis
De animalibus
De motibus animalium
De nutrimento et nutribili
De aetate
De morte et vita
De spiritu et respiratione
Psikologji:
De Anima
De sensu et sensato
De Memoria, et reminiscentia;
De somno et vigilia;
De natura et origine animae;
De intellectu et intelligibili
De unitate intellectus contra Averroistas
Philosophia pauperum
Moral e ë:
Ethicorum
Politicorum
Metafizikë:
Metaphysicorum
De causis et processu universitatis
Teologji:
Commentario su Dionigi l'Areopagita
Commentario alle Sentenze di Pietro Lombardo
Summa Theologiae
Summa de creaturis
De sacramento Eucharistiae
Super evangelium missus
Esegjezi:
Commentari sui Salmi e sui Profeti
Commentari sui Vangeli
Sull'Apocalisse
Sermone (Predikime)
De quindecim problematibus
Vepra që besohet të jenë shkruar prej Shenjtit:
De apprehensione
Speculum astronomiae
De alchimia
Scriptum super arborem Aristotelis
Paradisus animae
Liber de Adhaerendo Deo
De Laudibus Beatae Virginis
Biblia Mariana
Compendium theologicae veritatis
De causis et proprietatibus elementorum
De erroribus philosophorum
De fato
De lapidibus
De praedicabilibus
De praedicamentis
In categorias Aristotelis
Super geometriam Euclidis







All the contents on this site are copyrighted ©.