2010-03-23 16:07:07

“Dosja e diktaturës” në një botim të ri.


(23.03.2010 RV)Libri studimor “Dosja e Diktaturës” shkuar nga ish-deputeti Pjetër Pepa u botua edhe një herë pas pesëmbëdhjetë vjetësh. Të shtunën që kaloi libri u paraqit në Tiranë, në mjediset e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Autori e ka pasuruar atë me materiale dhe dokumente të vlefshme që nuk ishin përfshirë në botimin e parë e që vijnë kryesisht nga arkivat e ndryshme të shtetit shqiptar. Sillen në të fakte tronditëse të historisë shqiptare në periudhën e diktaturës komuniste. Lexuesi nëpërmjet kësaj vepre njihet me ngjarje që janë sa të lavdishme për ata që u përshkuan nëpër to, po aq të turpshme për persekutuesit që me gjyqe të kurdisura e me akuza të rreme dënuan me qindra e qindra shqiptarë të pafajshëm, intelektualë e njerëz të thjeshtë. Vlet të përmendet fakti se në këtë libër, vëmendje të veçantë i është kushtuar persekutimit dhe salvimit të Kishës Katolike Shqiptare. “Ky ribotim bën që vëmendja e lexuesit t’i drejtohet edhe një herë zbardhjes, studimit dhe dënimit të krimeve të komunizmit” u shpreh gjatë ceremonisë së promovimit të librit studjuesi Uran Butka.







All the contents on this site are copyrighted ©.