(23.03.2010 RV)Fillimisht Kina reagoi me tone shumë të ashpra për shpërnguljen
e Google-it dje nga Kina në Hong-Kong, vendim ky që shoqëria amerikane e mori pas
më shumë se dy muaj bisedimesh të pafrytshme me palën kineze që nuk respekton lirinë
e shtypit dhe të informacionit. Pak pas lajmit se Google u shpëngul në Hong-Kong,
një funksionar i shtetit kinez akuzoi shoqërinë amerikane se “nuk i ka respektuar
zotimet e marra në vitin 2006”. Por, më vonë pala kineze u përpoq t’i zbusë tonet
duke thënë se rasti i Google-it është një rast i izoluar. Polemika në fjalë vetëm
sa e ashpërson edhe më tepër gjendjen e acaruar ndërmjet SHBA dhe Kinës, të cilat
kohët e fundit nuk po bien dakord mbi një varg çështjesh si Tajvani, Tibeti e deri
tek tregu i lirë.