2010-03-22 17:14:24

Urime bektashijve për Festën e Novruzit


(22.03.2010 RV)Besimtarët myslimanë bektashij kremtuan sot Festën e Novruzit, ditëlindjen e Imam Aliut. Kjo festë shënon edhe fillimin e vitit të ri, sipas kalendarit bektashi, dhe konceptohet si rilindje, si shpresë e re për krejt njerëzimin. Haxhi Dedë Reshat Bardhi kremtoi ceremoninë e rastit në Selinë e Kryegjyshatës Botërore të Bektashijve, në të cilën bënë më pas një vizitë edhe presidenti i Republikës së Shqipërisë dhe autoritete të tjera politike e fetare.







All the contents on this site are copyrighted ©.