2010-03-22 17:14:36

Francë: e majta fiton mëse 50% të votave në ballotazhin e zgjedhjeve administrative


(22.03.2010 RV)Në Francë, u zhvillua dje ballotazhi për zgjedhjet administrative, në të cilat e majta fitoi mëse 50% të votave, duke i dhënë një mësim të rëndë partisë së presidentit Sarkozi. Sot paradite, kryeministri Fransua Fijon u ngjit në Elize për të ndërruar disa ministra në qeveri, e cila do të anojë më nga e djathta, por do t’i hapë një dritare të vogël edhe qendrës. Fitimtarët, ndër të cilët një numër të konsiderueshëm votash ka fituar partia ultranacionaliste e Lë Pen-it, kanë kërkuar të ecet në rrugën e reformave, sidomos në fushën e pensioneve.







All the contents on this site are copyrighted ©.